Anila Dahriu
LERMË TË VIJ ME
TY
Lermë të vij me ty edhe pse je i zemëruar!
Dielli po shkëlqen përsëri,
Edhe pse ...është fshehur pas reve të murme.
Lermë të vij me ty edhe pse je i zemëruar!
Dielli po shkëlqen përsëri,
Edhe pse ...është fshehur pas reve të murme.
Lermë të vij me
ty,
Atje ku hedh shtat kjo dashuri, edhe pse nuk kupton,
Atje gjendem unë si zog i përralluar...
Lermë të vij tek ty,
Në breg të detit të rendim këmbëzbathur,
Valët e mallit të prekim,
Të rendim me shpirtin plot nga dashuria,
Dhe hëna e rrumbullakët të na dhurojë shërimin....
Lermë të vij tek ty,
Atje mes qindra mendimesh,
Ku ëndrrat përpëliten të lënduara.
Lermë të vij tek ty,
Atje ku ajri të zbraz vetminë,
Dhe mbushet me fjolla të bardha puthjesh...
Lermë të vij tek ty,
Atje ku ti dallon buzëqeshjen time
Të prekur nga horizonti.
Ne jemi një në këtë zbrazëtirë kotësie,
Si dy shpirtra të largët,
Që psherëtijnë ulërimën
Mes jehonës së lagësht, mëngjes.
Lermë të vij tek ty !.

No comments:
Post a Comment