Skënder Rusi
VJESHTA
Vjeshta
këto ditë është kthyer në mollë,
Që e
kafshojnë të gjithë pa e pyetur!
Më
trishtojnë degët e saj pa kokrra,
Dëshmi të
një kohe që ka vdekur!
Vjeshta
këto ditë është kthyer në grua,
Që
s’merret me veten, se sapo ka lindur!
Më
trishton mungesa e ca gjërave të bukura,
E ca
zjarreve që tani janë fikur!
Por edhe
kështu unë e dua,
Edhe
mollë,
Edhe
grua!...
No comments:
Post a Comment