Fatbardha M. Xhani
MOS MË PREMTO PËR NESËR…
Mos më premto për nesër,
Si do të jesh nuk ka pikë rëndësie.
Dua sot të m’i mbushësh hapësirat e zemrës,
Me dhimbje, rrahje, mornica dashurie...
Mos më premto për nesër, e nesërmja është larg,
Gjer nesër, shumë gjëra ndryshojnë formë, shije.
Dua sot të prehem, pa mendim, pa cak,
Lehtësisht, butësisht, krejt pa vetëdije...
Mos me premto për nesër,
Thjeshtë me krahët e fortë më shtrëngo
Dhe s'ka më të kaluar, të sotme, të ardhme
S'është më nevoja të lutesh: beso !
Mos më premto për nesër, mos më premto...!!!
No comments:
Post a Comment