Vjollca Tiku
KËMBANA E LUTJEVE
NGA RRËNJËT E TOKËS
NGA RRËNJËT E TOKËS
Nga retina e kaltër e qiellit,
nga mbulesa e avullt e detit.
Nga unaza liqenore e yjeve,
nga një kurorë e dridhshme e luleve.
Nga një fluturim shtegtarësh,
nga hija e qirinjve të altarit.
Nga breshëri e rrezeve të diellit,
nga buzëqeshja inerte e kristalit.
Nga trëndafilat e dëshirës,
nga veshja e dritës.
Nga flauti burimor i hënës,
nga ëndrrat e paqme të nënës,
Nga refleksi i degëve të koraleve oqeanike,
nga spiralja e horizontit të ditëve.
Nga kufijtë e largët të bishtajave të tokës,
nga rëra e shkretëtirës
dhe hiri i
vullkaneve të botës.
Nga një dorë që ndal zemërimin,
nga dy sy që përkëdhelin pajtimin .
Nga një botë e tërë fëmijësh pa fëmijëri,
kumbon lutja në, pafundësi:
Nga një dorë që ndal zemërimin,
nga dy sy që përkëdhelin pajtimin .
Nga një botë e tërë fëmijësh pa fëmijëri,
kumbon lutja në, pafundësi:
Bëjeni këtë botë më të mirë,
që të jetojmë
fëmijërinë tonë të dlirë…!
No comments:
Post a Comment