Monday, October 1, 2012

Anila Dahriu - VDEKJA DHE NIMFA

 
Anila Dahriu

VDEKJA DHE NIMFA


Trupi lakuriq i shtrirë në arkivolin e bardhë,
Tregon jetën që lind, përmes epshit djallëzor
dhe duarve të njollosura me pika gjaku.
Gjinjtë e fryrë akoma të ngrohtë,
Rrjedhin qumështin e seksit të shqyer me dëshirën,
Të joshur me ndjenjën mëkatare.
Zëra grash ushqejnë zilinë,
Burrat të regjur nga një jetë e ngratë,
Përkëdhelin mustaqet e zeza, të rralla.
Askush nuk mund të ngrinte fjalët e erës që po ikte larg,
Drejt një pranvere të çarmatosur,
Nga një agoni e shqyer e tyre.
Seksi-dëshirë
Ulërin hakmarrjen,
Jeta plogështinë ka hedhur krahëve të shekujve.
Në cilin shekull, kjo ëndërr nuk pushton trupat kërthi?
Dhe mjaltin e saj bëhet strehë mëkati?!
Ajo e shtrirë me vdekjen ëndërron,
Akoma era e këndshme e profumit deh’ njerëzit,
Të cilët edhe kur vdekja e ka përpirë,
Me hapat e rëndë,
Vërtiten si çakej rreth e rrotull kësaj nimfe,
Që edhe në vdekje,
Pëlcet shpirtrat..në rënkime.

No comments:

Post a Comment