Tuesday, October 30, 2012

Imrije Sadiku - SIKUR TË VIJE TANI !

 

Imrije Sadiku

SIKUR TË VIJE TANI !


Sikur ti të vije tani pranë meje,
do ti shkrija në një puthje ditët që ishim larg.
Mallin ,do ta hidhja në trup si mbulesë
për të ma hequr do lodheshe shumë,
do të të duhej kohë e gjatë...
Sikur ti kisha pranë sytë e tu ketë çast,
do të tretesha në çast
dhe ti do qaje prej dëshpërimit.
Sikur të më thoshe një fjalë të ëmbël,njerëzore,
do të bëhesha krijesë hyjnore
që të fluturoja në qiell,
të merrja lart për ty lumturi ,
atje ku është e paprekur
Ah të vije ti tani!
Do të shihja sa më do:
A do më kërkoje ku me çon frymëzimi?!
Po të më kapje dot
do të qaja dhe do thosha :
"Më fitove jam e juaja"
Të mund të kaloje udhët e frymëzimit tim
ai do të më dorëzonte tek ty me gëzim
Pa u penduar do më tradhtonte...
Po ti nuk vjen
E unë kaq kohë luaj e qetë,
me ëndrrat e mia të çmendura pa fre.

No comments:

Post a Comment