Sunday, October 28, 2012

Anila Themiu - LËNGU I RRUSHIT



Anila Themiu

LËNGU I RRUSHIT

Dehur jam nga rrushi im,
do bëj verë me lëng të pi,
në gjethe të zverdhura do lyej flokët,
natën dhe dehur, të më shohësh ti.
Kur të marri malli për mua,
më kërko në pagjumësi
ajo e heshtur do të vij tek pragu,
të bëj me ty shoqëri.
Dhe kur të treten ëndrrat në natë
pi një gotë me verë plot,
të zihet lodhja me gjumin e ngratë,
dhe të fitojë netët që nuk fjeti dot.
Buzët nga shija do të m’i dallosh
me ëmbëlsinë e vjeshtës vetë,
eja shpejt të më takosh,
se vjeshta i dashur nuk zgjat përjetë.
Dimri që grindet e di që më ka
në krahët e tu të ngrohtë dhe të ngjeshur,
po vjeshta veç loz me trupin tim,
dhe më ngjyros flokët, e heshtur.
Kur të vijë tek ëndrra jote,
mos me ndiq po ëndërromë.
Zverdhen gjethet e kësaj botë,
nga lëngu i rrushit ne këndojmë.

No comments:

Post a Comment