Vjollca Tiku
VIZIONE ËNDRRASH
Cila është ëndrra e vjeshtës?...
Velin e gjetheve ta endë në tezgjahun e zbehtë,
të shtrojë qilimin mbi argjilën dhe shkëmborët e tokës ,
apo në damarët e humusit të gatisë pranverën tjetër.
Cilat janë ëndrrat e shpirtit njerëzor?
Mos vallë t’i mbajë të ndrydhura në melankolinë ,
si ngrehina urash mes vizione detesh enigmë ,
apo ti bëjë flatra të realitet, të fluturojnë.
Cilat janë ëndrrat e poetit ?
Të dëgjojë gjuhën e sythave që blerojnë në degë,
të mësoj alfabetin e gjetheve që fëshfërinë në erë,
apo të shkruaj letrën e horizontit me penën ngjyer në diell.
Cilat janë ëndrrat e poezisë?
të dhurojë aroma, cicërima, e bukuri të fshehta,
të këlthasë vuajtje e brenga, të ringjallë ndjenja,
apo të grabisë ndonjë rreze nga zemra.
No comments:
Post a Comment