Wednesday, October 24, 2012

Kaman Myftari - TI MË KTHEN SHUMË VITE PAS



Kaman Myftari

TI MË KTHEN SHUMË VITE PAS
 
Dëshirë kam të të shtrëngoj fort në kraharor,
Të puth gushën borë të bardhë me nishan,
Të të puth dy sytë e shkruar që xixëllojnë,
Të të puth me afsh buzën e kuqe ndezur flakë.

Por ndjej edhe frikë mos vallë turpërohem,
Se nuk jam në moshën e zjarrtë që ti kërkon,
Ndonëse një puthje nga buza jote prush,
Më kthen shumë vite pas, moshën ma përgjysmon.

Ti je si toka djerrë e tharë nga dielli përvëlues,
Që do pluguar thellë e vaditur me një lumë,
Ti je si një hoj blete me ëmbëlsirë velëse ngarkuar,
Ti je si një hyjneshë e virgjër e etur për dashurinë.

Trupi yt si një violinë e bardhë gdhendur me duar,
Me shumë nure bukurie ku secili shpërthen melodinë.
Në shpirtin tim ke ndezur zjarrin, më ke përvëluar,
Më nxit “mëkatin”, të shuaj zjarrin e të lë pas hinë.

O mjalti që më ëmbëlson shpirtin e shumëdëshiruar,
O zemra që rreh fort për një zemër diku larg,
Sa shumë desha të të kisha pranë e të të përkëdhelja,
Të shijoja aromën tënde e pastaj gjithë vitet ti lë pas.

No comments:

Post a Comment