Kostaq Duka
NJË FLAKËZ LIRIKE…
(Poetit Ziko Kapurani)
Lisi brenda një nate gjethet rrëzoi.
Bari u thinj me dhimbje deri në përkulje,
Zogjtë ngrinë përmbi degët e ftoit,
Era Gramozit klithi përvajshëm me kuje.
Ziko liriku, dirigjenti i zogjve në male,
Nisi udhëtimin për në pavdekësinë e poetëve,
Duke lënë në çdo cep të reve ngjyrë alle
Një flakëz lirike të pashuar në jetë të jetëve.
16 tetor 2012
No comments:
Post a Comment