Agim Bacelli
FALMË!
Sikur ta dija se s'do t' kisha më pranë
Do të bija në gjunjë me përdëllime
Do të shtrëngoja me dashuri t' paanë
Me lutje Zotit t' rrije në zemrën time.
Ta dija se do vinte kjo dit' pa agim,
Do derdhja mbi ty tër' dashurinë lumë,
E do të jepja pafund jetë – përqafim,
Trup e shpirt do ishim bashkë, ti e unë.
Ta dija se shpejt do ishe veç një emër,
Do ta kisha mbledhur zërin tënd të ngrohtë
Duke futur fjalët tënde në timen zemër,
E të ngrohesha në çdo ditë të ftohtë.
Ah, si se dita se jeta s'është një krua,
E cila thahet e nesër rrjedh përsëri!
Falmë se s'të thashë çdo çast, veç të dua
E pa ty mos rrija asnj' moment kursesi!
No comments:
Post a Comment