Kaman Myftaraj
MAGJIA E NJË FJALE
Shikimi yt si një shkëndijë e fuqishme,
Në zemrën time ndezi zjarr,
Zjarr që trupin si qiri po ma tret,
e që furishëm si llavë më rrjedh ndër deje,
llavë e vullkanit që askund nuk ndalet
veçse në buzën tënde e shuan mallë.
Ndoshta ty të duket e çuditshme,
Se si një shkëndijë e vetme të bëhet vullkan,
Por ja që nga njëherë të pabesueshmet
Janë të vërteta e mendjes sonë të marrë.
Një çast i shkurtër, një shikim,
Pastaj një fjalë, një buzëqeshje ylberi,
Një prekje e lehtë e butësisë tënde
Përcjell tek unë atë moment “eteri”.
I lumtur ndjehem në ato çaste,
Ethet po më djegin trupin tim,
Në sytë e tu shprehet padurimi,
Në buzën tënde është ndezur një yll.
Është zjarri që po djeg gjithë qenien tënde,
Është magjia e fjalës Dashuri,
Magjia e kësaj fjale ne na shuan etjen,
Na çon në një botë ku jetojmë veç unë e ti.
No comments:
Post a Comment