Monday, October 15, 2012

Ragip Dragusha - PLUMBI



Ragip Dragusha

PLUMBI 

 
A thue dielli krejt asht shue?
Ndonji qoshe s’ka mbetë dritë,
Me pa vedin ku kem shkue,
Shoqi shoqit tue i vu pritë.

Fjala plumbin e ka ndalë,
Kur mend dhan’ i ka n’kuvend,
Bash tan’ zemrat i ka kallë,
Por sot plumbi po zen vend.

Kush me plumb e gjuen arsyen,
Kurrë në shej s’ka me qellue,
Porse vehten e vet fyen,
Emni shpejt ka me iu harrue.

Tetor 2012.

No comments:

Post a Comment