Tuesday, May 14, 2013

Ymer Nurka - SUBLIME
















Ymer Nurka

SUBLIME

Në det thellë mike të zhytem,
Për dy perla kuturu ?!
Nuk ja vlen aspak të mbytem,
Veç në qofshin syt’ e tu.

Në mal të lartë, mike të ngjitem,
Për një yll, që do të ndez ?!
Nuk ja vlen aspak të vritem,
Veç në qofshin syt' e zes.

Të ec në mjegull e në shi,
Për të parë një ylber ?!
S'ja vlen moj mike, kurrsesi,
Veç për belin, si qemer.

As të shkel në shkretëtirë,
Për të gjetur një oaz?!
Jo, s'ja vlen te ngel i shkrirë,
Veç për tëndin buzagaz.

Të hyj në xhungël, ku s'do mënd,
Më pret një tmerr e një llahtar?!
Veç në gjetsha, flokun tënd,
Valë-valë e fije ar.

As të mardh mbi akullnaja,
Nuk ja vlen asnjë shpërblim,
Veç në gjetsha n'ato maja.
Buzën tënde, si rubin.

Gjithë thesaret në i gjetsha,
N'ato maja, n'ato vende,
Ardhtë gjumi e mos fjetsha,
Jo, pa gjetur zemrën tënde.









No comments:

Post a Comment