Tuesday, May 7, 2013

Kaman Myftaraj - HYJNESHA E DASHURISË












Kaman Myftaraj

HYJNESHA E DASHURISË

U linda engjëll me lëkurë nga më e shtrenjta,
Që ma veshi nëna ime brenda në bark.
Me kostum mëndafshi me kopsa të argjendta,
Të “qepur” bukur si vet dashuria që më dha.

Më fali cilësitë e shpirtit të saj të bukur,
Bukurinë fizike të saj, e çfarë nuk më dha,
Më rriti mes vuajtjesh, por s’më la të vuaja,
Ndaj sot kësaj hyjneshe, veç dashuri i fal.

Në ballin e saj rrudhat janë renditur radhë radhë,
Lëkura i është fishkur e nuk e ka më freskinë,
Por shpirti i saj ruan bukurinë e përjetshme,
Dhe më puth e ledhaton si të jem akoma fëmijë.

Për të unë fëmijë kam qenë dhe do të mbetem,
Derisa ajo si qiri të shuhet e të mbyllë sytë,
Në zemrën time ajo figurë e përjetshme hyjneshe,
Do mbetet ikonë dashurie e më të shtrenjtit njeri.

No comments:

Post a Comment