Sunday, May 12, 2013

Kaman Myftaraj - MË THE, EJA ME ËMBËLSI...

















Kaman Myftaraj

MË THE, EJA ME ËMBËLSI...

Nuk të përzgjodhi syri im mes shumë të tjerave,
Por vet zemrat tona përzgjodhën njëra-tjetrën.
Ti hyre brenda e mirëpritur këtë fillim pranvere,
Si rrezja e diellit mëngjesor që nis e than vesën.

Ndonëse prej kohësh ti "jetoje" brenda meje,
Asnjëherë nuk guxove të ma thuash atë fjalë,
Atë fjalë që zemra ta ndjente por nuk e shprehje,
Fjalën "Të dua" me bukuri dhe ëmbëlsi të rrallë.

Një ditë të bardhë pranvere, kur dielli sapo kish dalë,
E nise ditën me mua, gjithë gaz e me ndjeshmëri të lart,
U marrosa më the, nuk di seç them, jam ndezur flakë,
E dëshiruar për një ledhatim, për një puthje si mjalt.

Të pres me padurim të vish tek unë si fllad pranvere,
Të të shtrëngoj fort në gjoks që gati po më shpërthen
Të të puth me afsh një natë të tërë e me ty të dehem,
Të shuhem si qiri e me ëmbëlsinë time të të ushqej.

Eja, me shijen e me ëmbëlsinë e burrit më përkëdhel,
Të prehem mbi gjoksin tënd e me mjaltin tim të të vel....





No comments:

Post a Comment