Luan Xhuli
NGJYRË FRYME
Kam pire gjakun tim një jetë tërë,
pa akuzuar asnjeherë gjakpirësin…
Prej dhimbjes,
prerjes dhe thikes se ndryshkur,
u bera pre dhe mbiemër frike,
pa llogaritur emrin e asnje trimerie.
Ai gjak,
nuk qarkulloi ne rruget e zakonta,
as ne zemer
te pershendeste dhomezat e mikpritjes.
Shijen e embel te nje hidherimi,
edhe stomaku e quajti tradheti
dhe foljen ku qetesohet etja
goja e perkufizoi me dyer te mbyllura…
Banon , nje zone veriore mbi balle
me lumenj te vegjel te fryre nga permbytjet
dhe floket ne te bardhen verdheruar,
u prene si drure rezuar nga rrufete…
Vazhdoj te pi ate alkool shpirti,
duke vjedhur dhe pasuruar gjakpirsin e pafaj.
Do te jem ketu,
derisa gjaku dhe shpirti te njesohen
ne embelsi
dhe ngjyre…!
No comments:
Post a Comment