Arjana
Dashi
ARDHJA E
DASHURISË
Të kam
pritur të vije
me
fytyrën e ndritshme
në ditë
që nisin pa faj.
Po
jeta zbrazur është,
përrallë
pa fund të lumtur,
ku je ti,
fytyrëbukur,
që zi më
sjell?
Si
sot s’më ke dashur
Si dje,
s’më ke ndjerë,
Do të ta
çjerr,
t’a cjerr
fytyrën e
bukur,
shëmtinë
të ta nxjerr
Cila
dashuri imazhin e ruan si në fillim?
Më flet,
më prek
këmbë e duar,
e ik e
zemëruar,
akoma e
pangopur
Egoistet
si ti dot s’i duroj,
po
rënduar nga hallet,
as ty
s’të ndaloj,
Të shtoj,
të shtoj,
vuajtjeve
të mia pa fund,
me shumë
fillesa.
Dhe nëse
me ty jam,
pas teje
s’ndihem e ndrojtur dhe naive
Shpirti
im besuar s’të ka asnjëherë,
por
përsëri ecën;
Më mirë
me ty,
se fare
pa ndjerë.
S’më
duhet mos më duash!
Tek ti
kohë dua të kem
dhe për
të thënë
gjithçka
është shtrenjtuar,
e
shtrenjtësia më tremb,
se jam
dorëshpuar.
Por, sa
herë grindem
Paraja
vlerë s’ka per mua?
Asgjë
s’më duhet,
fundin
ndjenjës t’i prek,
nëse dua.
Veç,
braktisur
jam në trup e shpirt:
Asgjë e
bukur s’po me ndodh...
No comments:
Post a Comment