Monday, May 20, 2013

Luan Çipi - THIRRJE BIRIT NË AMERIKË















Luan Çipi

THIRRJE BIRIT NË AMERIKË

Po të them eja, unë yt atë
Pjell’ e vuajtjes, dhimbjes dhe mallit
Se, po të pres e të duroj gjatë,
Midis lotësh, pleqërisë dhe hallit.

Të grish, të vish me djemtë dhe me miken,
Një lopatë me dhe, mbi varr të më hedhësh,
E ca lule të mbjellësh
Dhe, t’i ujitësh të mos fishken.

Detyra të tjera për ju babi ka, njëmijë...
Ullirin shekullor aty e ke, gati të venitur
Duhet krasitur e selitur
Dhe shumuar me filiza të rinj.

Kthehuni bijtë e mi, si dikur Skënderbeu,
Me dije, fuqi, vullnet dhe dëshirë,
Nuk ka si Atdheu
Askund më të mirë.

No comments:

Post a Comment