Mirvete Kabashi Leku
HARRO TRISHTIMIN
Je ende e bukur
Je ende e bukur për t'u vyshkur
Të lutem, mposhte trishtimin !
Ke kohë që po rri mbyllur
Sikur po kërkon "përfundimin".
Dhimbja kuptohet:
është e madhe!
Goditja e gjatë është e rëndë!
Oh, nuk jetohet tërë kohën në "alarme" !
Me vargje, trishtimi bëhet pendë.
Nuk je as e para... por as e fundit
Që humbe gjënë tënde më të çmuar
Jepi fund trishtim shqelmo tutje
Ke kohë plot për të jetuar.
Jeto me kujtimin e shtrenjtë
Hidhi kujtimet në shkrime
Ti që ke ditur të mposhtësh rrufetë
S' ke si mbytesh në trishtime.
Vëre letrën e bardhë përballë
Dhe me të me shkrime bisedo.
Dashuri do kesh gjithmonë pranë.
Varros trishtimin!
Jeto!
Vargjet mos i harro !
Je ende e bukur
Je ende e bukur për t'u vyshkur
Të lutem, mposhte trishtimin !
Ke kohë që po rri mbyllur
Sikur po kërkon "përfundimin".
Dhimbja kuptohet:
është e madhe!
Goditja e gjatë është e rëndë!
Oh, nuk jetohet tërë kohën në "alarme" !
Me vargje, trishtimi bëhet pendë.
Nuk je as e para... por as e fundit
Që humbe gjënë tënde më të çmuar
Jepi fund trishtim shqelmo tutje
Ke kohë plot për të jetuar.
Jeto me kujtimin e shtrenjtë
Hidhi kujtimet në shkrime
Ti që ke ditur të mposhtësh rrufetë
S' ke si mbytesh në trishtime.
Vëre letrën e bardhë përballë
Dhe me të me shkrime bisedo.
Dashuri do kesh gjithmonë pranë.
Varros trishtimin!
Jeto!
Vargjet mos i harro !
No comments:
Post a Comment