Raimonda Moisiu
LOTOJ…
Ç'ish ai zemërim sysh?...Ç'ish ai zemërim-kaltërim?...
Kur unë jam mikja jote, a nuk ndjehesh dhe ti miku im?...
.-.
Kur heshtur zgjata buzët (në ëndërr) të të puthja ty,
Ç'ish ai zemërim, që të kaltëronte në sy?....
.-.
M'u venit dëshira e jetës, si kallëz në korrik,
Nga goditjet e pamëshirta të thashethemit-kamxhik.
.-.
Pas kësaj nate, për mua vec netë të ftohta si metal,
Shkak- vetëm një ëndërr e zemërimit tënd fatal..
.-.
Pas kësaj nat’ëndrre - vetëm ditë aq të mërzitura,
Si djerrishta të zhegulluara e të përzhitura...
.-.
Po thellë në qenien time kumbonte zëri im:
-Shpagim për të ligjtë!...Për intrigantët, shpagim!...
.-.
Lotoj për ëndrrën time, të rrëmbyer egërsisht,
Lotoj për zemrën time, të ndrydhur pafajësisht...
No comments:
Post a Comment