Saturday, May 18, 2013

Haxhin Dikolli - KUJTIMET E MIA














Haxhin Dikolli

KUJTIMET E MIA

Sa kujtime kam. Pyes veten, sa ?
Kaq vite këtu, me ju e i vetmuar
sa prej tyre më mbetën pa emra,
e sa presin radhën për tu harruar .

Dashuri “të vockëla“ e romanca në letër
e ca sekrete shpirti, të fshehura nga ju
netë serenatash, nën yjet e fjetur
kujtimet e çupkave me fustanet mbi gju

Ç’kujtime mund të ketë vërtet një njeri ?
që vitesh përballet harresës që vret,
kujtimet janë vetë statujat e shpirtit,
harresa e trishtë kërkon monument !







No comments:

Post a Comment