Skënder Rusi
KORÇËS, NJË FJALË DASHURIE
Jetoj në një qytet në formë zemre,
Ku kitarat netëve marrohen!
Ku djemtë nuk rrinë pa të shkelur syrin,
Dhe vajzave iu pëlqen të ngacmohen!
Jetoj në një qytet që dremit
Dhe zgjohet mbi supin e një mali!
Ku dielli para se të nisë udhëtimin,
Çlodhet pak mbi sup të një ushtari!
Jetoj në një qytet që më deh,
Jo me vodkë,po me dashuri!
Ku çdo grua në sy nuk të sheh,
Po të ndjek me sy kur s'e sheh ti!
Jetoj në një qytet që m'i fal
Të gjitha marrëzitë që kam bërë,
E ç'ta fsheh,edhe unë jam mëkatar,
Ndaj dhe falem siç falen të tërë!
Jetoj në një qytet që e dua,
Brenda zemrës së tij kristal!
Dhe druhem,a do mundem dot,
Që famë,nga fama ime t'i fal!
Jetoj në një qytet ku nesër do të kem,
Patjetër emrin e një rruge
Po të më pyesni kë do të zgjedh
do t'ju tregoja atë,
Që në vend të gurëve
është e shtruar me puthje!
Jetoj në një qytet në formë zemre,
Ku kitarat netëve marrohen!
Ku djemtë nuk rrinë pa të shkelur syrin,
Dhe vajzave iu pëlqen të ngacmohen!
Jetoj në një qytet që dremit
Dhe zgjohet mbi supin e një mali!
Ku dielli para se të nisë udhëtimin,
Çlodhet pak mbi sup të një ushtari!
Jetoj në një qytet që më deh,
Jo me vodkë,po me dashuri!
Ku çdo grua në sy nuk të sheh,
Po të ndjek me sy kur s'e sheh ti!
Jetoj në një qytet që m'i fal
Të gjitha marrëzitë që kam bërë,
E ç'ta fsheh,edhe unë jam mëkatar,
Ndaj dhe falem siç falen të tërë!
Jetoj në një qytet që e dua,
Brenda zemrës së tij kristal!
Dhe druhem,a do mundem dot,
Që famë,nga fama ime t'i fal!
Jetoj në një qytet ku nesër do të kem,
Patjetër emrin e një rruge
Po të më pyesni kë do të zgjedh
do t'ju tregoja atë,
Që në vend të gurëve
është e shtruar me puthje!
No comments:
Post a Comment