Bukurie Bushati
NË UDHËN E LAMTUMIRËS
U thanë, detet, oqeanet e planetit,
Iu largua atmosfera, mbeti lakuriq,
I zhveshur digjej, përcëllohej nga dielli,
U zhduk njerzimi, të gjitha i more ti.
Mbeta diku e kapur pas një lisi,
E vetmja pemë, në tokën e braktisur,
Dëgjo më tha trungu i vjetër në moshë,
E njoh këtë sëmundje, quhet "e shastisur".
Shtrëngova fort trungun, kisha frikë,
Nga jeta apo vdekja, nga të dyja bashkë,
Iu luta e përulur me lot në sy, perëndive,
Nuk i dëgjuan lutjet e mia, ato ishin larg.
Hodha sytë drejt udhës së lamtumirës,
Të pashë, tek ikje vrapimthi i friksuar,
Nuk zgjata dorën, të lashë me largimin,
Të urova, i lumtur, diku, për tu parkuar.

No comments:
Post a Comment