Ragip Dragusha
MOSHA E DASHNISË
Dhe pse jam burrë, s'e mbaj dot kët' emër.
Siç digjet pylli nga nji shkëndi,
Ashtu më përflaku dhe mua një femër,
Që për fat të mir', ishe dhe mbete Ti.
Tek ngrohem n'prushin e pyllit t‘shkrumue,
Ku kanga e shpirtit, ma shumë më josh,
Më thotë: “Sa n’kët botë, ti ke me rr’nue,
Për s’gjallit dashnia, kurr nuk ka moshë”.

No comments:
Post a Comment