Alexandra Adami
(Nxënëse emigrante)
LOT NGA AUSTRALIA
Ah sa larg, sa larg shkuam,
dhe si zogj ne u larguam...
Shkuam larg në Australi,
ah...ah... moj nëna Shqipëri.
Është një vend i bukur shumë,
mirësia buron e derdhet lumë
po lumë derdhen dhe lotët tanë,
se malli i madh na bën hatanë...
Ah sa larg, sa larg shkuam,
dhe si zogj ne u larguam...
Shkuam larg në Australi,
ah...ah... moj nëna Shqipëri.
Është një vend i bukur shumë,
mirësia buron e derdhet lumë
po lumë derdhen dhe lotët tanë,
se malli i madh na bën hatanë...
Atdheu po na përvëlon në sy
një lot derdhet ah, për ty!...
Një lot vjen nga Australia
dhe ndalet aty në trojet e mia.
Oh, moj manushaqe Shqipëri,
sa shumë kujtime kemi nga ty,
ky mall zemrës i bën hatanë
po nga Shqipëria nuk na ndan...
Ne çdo cep e ne çdo vend,
Shqipëri të kemi në mend...
jemi shume larg në Australi
po lotët rrjedhin veç për ty...
Po na përvëlon në sy,
ky lot që derdhet ah, për ty!
ky lot qe vjen nga Australia
dhe ndalet aty, në trojet e mia.
O nëna ime Shqipëri,
ndaliiiiiiii, ndali lotet e mi
merrmë si foshnjë, ah,në gji,
jam kaq larg...në Australi...
Ditë e natë vij e shkoj,
nga zemra kurrë nuk të largoj,
shumë mall kemi për vatanë,
ndaj nuk ndalen lotët tanë...
Po na pervëlon në sy
ky lot që derdhet ah, për ty,
ky lot që vjen nga Australia
dhe ndalet aty, në trojet e mia...
dhe ndalet aty, në trojet e mia...
No comments:
Post a Comment