Tuesday, May 7, 2013

Vjollca Tiku Pasku - LERMË TË SHKOPSIT DRITËN TËNDE














Vjollca Tiku Pasku

LERMË TË SHKOPSIT DRITËN TËNDE

Lermë të shkopsit dritën tënde, moj hënë...
shtatë kopsat e diellit që shtrëngojnë jelekun tënd,
të bien në tokë...
shtatë agime të çelin njëherësh,
shtatë ngjyra të pjalmojnë botën.

Lermë të shkopsit dritën tënde, moj hënë,
zemra e perëndimit të jetë e kuqe, pa ngrysje,
mëngjeset të gdhijnë me aromë prilli,
zogjtë të luajnë kadencën e fshehur në gushë.

Lermë të shkopsit dritën tënde, moj hënë,
ndriçimin tënd ta mbledh në kapitelet e larta,
ta grish në kullat e gjelbërta, të vetmuara,
të ndez llambat e ylberta të yjeve, të erëmojë jeta.








No comments:

Post a Comment