Fatbardha M.Xhani - PRANVERË
Fatbardha M.Xhani
PRANVERË
Netëve të purpurta
me frikën e gjumit
mbaj hapur sytë e ëndrrës kam frikë
mos bie dhe thyhet
besimi i krisur...
Më flet
më thotë, më ruajte shumë
mbamë fort
me shpërgënjt
e tua më shtrëngo
me sytë zgjuar më ruaj
me zemrën kristal më duaj
Jam e para dhe e fundit çmenduri
për të cilën
pendimi nuk merr frymë...
Shikoji
vragat e dhimbjes
në gotën time
pi verën e kuqe të gjakut
jepi vetes dritën e çastit që une dua...
Me qumështin
e yjeve me bisht mëkohu
dhe kristalit që i dhe krisje
me buzën e zjarrtë lëmoja faqet...
Bëmë të besoj
te përjetësia
e marrëzive tona
të vetmet çaste të vërteta
të jetës së vërtetë mëso,
ti japësh vlerë thellësive të tua
shembi muret prej letre
të njerëzve kartonë
me ngjyra të ndritshme...
Dhe fajtor
nuk do ndjehesh
pse me deshe pa fund,
pa mend pa arsye sepse,
në çastet e fundit mjafton të themi
e desha sa shumë!!!
Kështu era
o përcjellë grimcat e prekjeve tona
do mësoje njerëzit të duan vdekjen
më shumë se jetën e rrejshme
për shkak të dashurisë...
Kështu
kuptimi do marre kuptim
kështu e vërteta do gjejë tokën e vet
për të buluar gjethe purpur
e lule me zemër
të verdhë...
Kështu
pistili nuk do ketë frikë
pse pluhuri bie mbi të
dhe i thotë
ndizu me jetën
jeto me ëndrrën
vdis me perjetësinë...
No comments:
Post a Comment