Ymer Nurka
MERAK TRËNDAFILI...
Vithet topolake, shtatin si
biskonjë,
Herë më hiqesh çupë, herë më mbahesh
zonjë,
Herë më puth me buzë, herë më çjerr
me thonj,
Si më bën të vdekur, lutesh që të
rronj...
Porsi brumë i ardhur, të kërcejnë
gjinjtë
Vij si zog i mardhur, më kthen të
florinjtë
S'di ku ti çoj sytë, ku ti hedh të
zinjtë..
Luajmë kukafshehti, porsi
çiliminjtë...
Sytë e tu të kthjellur, porsi dy
burime,
Buza ime e etur, ah, moj buza ime,
Si prushi të dogji, ah, një
buzerubine,
Nën një rreze ylli, një mijë
përqafime...
Unë fryja si flladi, ti si erë e
vrulltë,
Rrithte pik'e mjaltit, mbi ëndrrën e
tultë..
Porsi qelibari, shkëlqejnë ato
pulpë...
Merak trëndafili, tretur mbi një
lulkë...
Floku valë-valë, derdhej përmbi
supe..
Unë me huqe djali, ti me naze
çupe...
Ti më the një fjalë, unë të thashë
një lutje,
-Pa më shuar mallin, s'do të ikësh
tutje...!
No comments:
Post a Comment