Tuesday, May 28, 2013

Përparim Hysi - LETËR DJALIT















  
Përparim Hysi

 LETËR   DJALIT *

Sot ti mbushe plot pesëdhjetë vjeç
Unë e mamaja urojmë të bëhesh plot njëqind
Festojmë. Po e ndjejmë tënden mungesë
Dhe fatin tonë mos e pastë asnjë prind.

Ti je larg. Atje ku perëndon dielli
Ne të kemi afër dhe për ty regëtijmë
Kemi vënë me mamanë  të dy krahëshpendi
Që godat e urimit me ty t'i tringëllijmë.

Sa vijmë e moshohemi. Si unë e  mamaja
S'ka ditë që me ty ne mos bisedojmë
Po si je me shëndet? Po gruaja? Po Alba?  **
Dhe ngashërehemi. Dot nuk gëzojmë.

Të kthehesh ? Oh, është krejt e pamundur
Ti je  vendosur atje përjetësisht
Çdo ditë që shkon, mamaja duke u lutur
Lotët kullojnë veç prej dashurisë.

Eh, djali ynë ! Të të prijë e mbara
Jetofsh i lumtur me gjithë familje
Bashkë me Albën veç ditë të bardha
Ditë të gëzuara... të gjitha DITËLINDJE.

* jeton në Florida prej vitit 1997
** Alba- mbesa ime që  më 27 qershor mbush 13 vjeç


No comments:

Post a Comment