Saturday, May 18, 2013

Luan Xhuli - MONOLOGU I TË URTIT

















Luan Xhuli

MONOLOGU I TË URTIT

S’bëj  zhurmë
dhe asnjë nuk shqetësoj
me përmbytjet e shpirtit tim.
Lotët i  fshij,
me vjersha të shkruara rrugës
dhe ndryshkun e shokëve të dikurshëm,
e ruaj si shenjë të mosmplakjes sime.
Jam i urtë me erën
dhe beharin dashuroj si të jem gjethe.
Mengjezin kam vëlla të vogël
dhe të gjitha orët,
janë motrat e mia
binjake.
T’i them,
që mos të çuditesh ndonje ditë nesër…!








No comments:

Post a Comment