Saturday, May 18, 2013

Edmond Shallvari - BUZËT












Edmond Shallvari

BUZËT

E di që dhe me buzë
Ti nis mbaron një ndjenjë?
Njëlloj si me një muzë.
E shkruaj një poemë.

Mos bëhem kaq i shkrehur
Mos flas me imtësi
Më çmend dhe pa më prekur
Bermudë që më përpin.

Dy buzë si dy dallgë
Dy buzë si një gonxhe
Krater ku rrjedh si llavë
E nxehtë pështyma jote.

Dy buzë si duna rëre
Që era i lëviz
Oaz ku pi me ëndje
Dhe e shteroj të gjith’.

Dy buzë si dy brigje
Me gjuhën si një ishull
Unë bëhem det mes tyre
Dhe zhdukem krejt papritur.

Mos them se ku u zhduka
Me imtësi mos flas
Ju them se diku humba
Dhe s’dua më të dal.






No comments:

Post a Comment