Sunday, May 5, 2013

Kostaq Duka - REFLEKSIONE













Kostaq Duka

REFLEKSIONE

 MES VETES

Përmbytje,
zjarre,
tërmete.
Edhe pse jemi pjesë e natyrës
me egërsitë e saj na duhet të luftojmë….

Kur këtë luftë
e shohim të pashmangëshme
si mund  mes vetes
te tjera  luftra të krijojmë?!

KËRKESA E PARË

Kur Cikagos
Arteriet iu mbushën me ujë,
nëpër ëndrra rinore
flokethinjura shekullore
takohej me fëmininë.

Kur dita hapi dritaret
Receptorin ngriti:
Nuse mos harro!
Sot është dita të më çosh
në sallonin e bukurisë!

ROZË

Disku i hënës u bë rozë.
Në xhiron e mbrëmjes
xhaketat njerëzit i varën në degët e pemëve
ku lëvizte lëngu i pranverës.

Disku i hënës u bë rozë.
Të nesërmen
buzëqeshën pafajsisht
lulet e porsambjella.

No comments:

Post a Comment