Sunday, May 19, 2013

Agim Xheka - ME KE KTHYER SHPINEN?...
















Agim Xheka

ME KE KTHYER SHPINEN?...

Ke kaq dite qe me ke kthyer shpinen
Dhe zemerimin e shuan me vere
Eh moj mike.Ke ngaterruar stinen
Pret te thyhem e te trokas ne dere?

Rri e rri e veshtron rete
Nderur si carcaf i grisur
Degjon dimrin tek bucete
Pertej qelqeve te dirsur

Kembe permbi kembe permbi poltron
shamatohesh me inatin tekanjoz
Po cfar dreqi moj e dashur te mundon
Per mikun tend fodull e kapricoz?

Miku yt se pi rakine
Nuk bredh naten ne motele
As hotel se ben shtepine
Nuk ka mike top-modele

Eja mike,lere me nj'ane goten
Uthulla e forte prish enen e vet
Mblidhe moj vehten.Nuk e ndreq dot boten
Mike moj! Jeta iken e koha s'pret

"Po ne ndodhte te vonohesh
Miku yt nuk eshte Pape
Ti nuk ke pse xhelozohesh
Ne gabon do jet ber' tape.
(Po e deshe, nisu me vrap!)


No comments:

Post a Comment