Sunday, May 12, 2013

Mimoza Cekici Rista - SIKUR...
















Mimoza Cekici Rista

SIKUR...

Ne ardhsh një dite, ashtu pa pritur,
nuk di, do te jete gusht a janar,
si det i qete, si diell i zhuritur,
zemrës do ja heqësh këtë acar...

Symbyllur do të të prek, qe te ndjej se erdhe,
buzët do t'i puth ethshëm e me zjarr,
se pritja u shkrua ne çdo gjethe vjeshte,
e djegur nga malli, mes krahësh do te te marr.

E pastaj, e pastaj...eh, ta mendoj nuk dua,
ç'do të ndodhe atë çast nuk dua ta di,
ç'do të të punoj a ç'do me punosh ti mua...
tek njeri-tjetri do shkrihemi si qiri...

No comments:

Post a Comment