Raimonda Moisiu - KUR VRET NJË PUTHJE…
Raimonda Moisiu
KUR VRET NJË PUTHJE…
Për fat të keq, në botë ka vrasje,
ç'të them për to?...Nuk me vjen mirë...
Po më e keqja vrasje-ngasje,
kur vret një puthje të drithërirë...
Se vjen një ditë, se vjen një çast,
kërkon ta gjesh e s'e gjen më,
një angushti krejt e maraztë,
si komb në fyt ajo të zë...
E vrarë ndjehesh bashkë me të...
No comments:
Post a Comment