Fatmi Terziu
SKAJ
Tashmë çerdhet e dallëndysheve montohen.
Bina të tëra thajnë baltën nën sqep,
dritaret luten me sytë nga Qielli
si nëna për foshnjën në djep
... të dëgjojnë simfoninë e strehëve.
Dredhëzat kanë shpërthyer gjokset,
bulëzojnë kokrrat e tyre
shtrati është bërë pyll
i populluar me ëndrra
produkt i këtyre kompozimeve.
Në këtë rajon vrulli,
unë eci si pelegrin,
murg më mbeti tundimi
pas çdo kthese produkt trilli,
shfaqet një fytyrë e rrezatuar
piktor është Dielli.
Trupi im është një sistem
Diellor i përvijuar
në orbitën e zjarrit.
Të bëra lëmsh janë rrezet
rrënjët e mia prej mishi
në këtë udhesë konfuze
që të trazon edhe shpirtin.
Dallëndyshja ime zbukuruar
shpesh ka bunacë në faqe,
kot turrem për ta takuar
me skajin e erës... bëj paqe.
Ikën kaltërsisë gërshërë
e brishta puth dheun kokulur,
i ndreq gjërat menjëherë
që fluturimi ia ka shthurur.
Tashmë çerdhet e dallëndysheve montohen.
Bina të tëra thajnë baltën nën sqep,
dritaret luten me sytë nga Qielli
si nëna për foshnjën në djep
... të dëgjojnë simfoninë e strehëve.
Dredhëzat kanë shpërthyer gjokset,
bulëzojnë kokrrat e tyre
shtrati është bërë pyll
i populluar me ëndrra
produkt i këtyre kompozimeve.
Në këtë rajon vrulli,
unë eci si pelegrin,
murg më mbeti tundimi
pas çdo kthese produkt trilli,
shfaqet një fytyrë e rrezatuar
piktor është Dielli.
Trupi im është një sistem
Diellor i përvijuar
në orbitën e zjarrit.
Të bëra lëmsh janë rrezet
rrënjët e mia prej mishi
në këtë udhesë konfuze
që të trazon edhe shpirtin.
Dallëndyshja ime zbukuruar
shpesh ka bunacë në faqe,
kot turrem për ta takuar
me skajin e erës... bëj paqe.
Ikën kaltërsisë gërshërë
e brishta puth dheun kokulur,
i ndreq gjërat menjëherë
që fluturimi ia ka shthurur.
No comments:
Post a Comment