Saturday, May 18, 2013

Osman Bani - PUTHJE E ÇUDITSHME













Osman Bani

PUTHJE E ÇUDITSHME

Kam puthur sot,
kam puthur,
po kë se di.

Se unë nuk putha,
veç shijova,
më puthën buzë,
që si njoha.

Më ndodhi kjo puthje,
krejt enigma,
tek pija kafen,
në një kafe-bar.
Mbi buzët e filxhanit
të harkuar
një zonjë padashur,
buzët kish harruar.

Kërkoj me mënd,
se kush do ketë qënë ?
Kjo buzë kuqe
harruar mbi filxhan.

Ma vodhi puthjen
po aq sofistikuar;
betohem miq,
unë me dëshirë vetë,
kisha për t’ja dhënë !






No comments:

Post a Comment