Wednesday, May 29, 2013

Kostaq Mizaku - ZJARRI I YJEVE

















Kostaq Mizaku

ZJARRI I YJEVE
   
Kisha në dorë zjarrin e yjeve 
Kur ishim bashkë .
E ishte bukur,
Gjithë zogjtë e pyllit këndonin vetëm për mua .
Por ah ajo kukuvajka e orës !
Si se prisha më parë atë orë të zezë ?
Katër herë këndoi e ndali pak të të shihte
Sikur ta dinte
Se s’do të të gjente më
Deri në pesë.

Tani zjarri  i yjeve
S’duket gjëkund.
E morën urithët thanë
Të ndezin qirinj tjetërkund.

Tuesday, May 28, 2013

Lediana Kapaj - DUA TË DEHEM















Lediana Kapaj

DUA TË DEHEM

Dua t'i hap kanat dritaret,
të ndiej flladin e ri,
Të shkoj nëpër një rrugë
ku gumёzhijnё bletёt,
Të dehem me një mik tё vjetёr,
të flas ose të hesht,
Të ndiej se jo vetёm unё,
por dhe ju keni derte!
Dua ta shoh veten në sy të pastër
që më shohin pa lakmi,
E t’u them se shkoi dhe kjo ditё
kur qenve u mungoi lehja…
Ah, sikur tё ishte kёshtu,
do tё isha bёrё tapё,
Sigurisht, … nё se e tillё
do tё kishte qenё dehja!








Liljana Furxhi - PREDHA NË KËMBËT E BABAIT
















Liljana Furxhi


PREDHA NË KËMBËT E BABAIT

Gërmoja sëndukun në shtëpinë e vjetër,
te gjeja copëza nga jeta ime, harruar.
Me del përpara një copë letër e fshehur,
me ca pika gjaku ne fund te saj pikuar.

Qesha me veten e kthehem pas ne vite,
kur një djal’ i fshatit me thoshte :Të dua!
Dhe letrën e hodhi ne avllinë e shtëpisë,
te këmbët e tim eti, që qëronte një ftua.

E shikoj predhën ne këmbët e gjaknxehtit,
s'më ngeli me pik gjaku ne trupin e ngrirë.
Ben ta marrë im at, të shikojë, çfarë gjeti ?
Nena, magjistarja me fshesë e kishte fshirë.

Nuk më vrau rrufeja dhe predha nuk plasi.
E mira nëna ime, me zor e mbante gazin!...


Vjollca Tiku Pasku - UDHË E DHIMBJES












Vjollca Tiku Pasku

UDHË E DHIMBJES

Lamtumirë shtëpiza ime,
kolona që mbani qiellin brenda,
mure që mbani pore të fëmijërisë,
dhe ti o portë me vijëzime arkaike.

Lamtumirë strehëza ime e artë,
po marr udhën e gjatë të kurbetit,
ngricën athëtime të varfërisë,
ta zbut me stufën e diellit të brishtë.

Lamtumirë trëndafil I shpirtit tim,
me fletë yjesh dhe zemër hëne,
mos ndje lotët e defit të dhimbjes,
më ndje puthjen dashurinë e zemrës.

Lamtimirë udhëza ime,
mos më thirrë në udhëkryqin tënd,
por më prit, se në u kthefsha gjallë,
do përulem të puth baltën në sytë e tu.

Përparim Hysi - LETËR DJALIT















  
Përparim Hysi

 LETËR   DJALIT *

Sot ti mbushe plot pesëdhjetë vjeç
Unë e mamaja urojmë të bëhesh plot njëqind
Festojmë. Po e ndjejmë tënden mungesë
Dhe fatin tonë mos e pastë asnjë prind.

Ti je larg. Atje ku perëndon dielli
Ne të kemi afër dhe për ty regëtijmë
Kemi vënë me mamanë  të dy krahëshpendi
Që godat e urimit me ty t'i tringëllijmë.

Sa vijmë e moshohemi. Si unë e  mamaja
S'ka ditë që me ty ne mos bisedojmë
Po si je me shëndet? Po gruaja? Po Alba?  **
Dhe ngashërehemi. Dot nuk gëzojmë.

Të kthehesh ? Oh, është krejt e pamundur
Ti je  vendosur atje përjetësisht
Çdo ditë që shkon, mamaja duke u lutur
Lotët kullojnë veç prej dashurisë.

Eh, djali ynë ! Të të prijë e mbara
Jetofsh i lumtur me gjithë familje
Bashkë me Albën veç ditë të bardha
Ditë të gëzuara... të gjitha DITËLINDJE.

* jeton në Florida prej vitit 1997
** Alba- mbesa ime që  më 27 qershor mbush 13 vjeç