Friday, November 23, 2012

Agim Bacelli - ZEMRA PRINDËRORE





Agim  Bacelli



ZEMRA PRINDËRORE

Kur ju ndiheni keq ose të vetmuar,
Kur mëkati mbërthyer ju mban,
Kur të gjithë ju kanë harruar
Cila zemër për ju veçse qan?

Kur e keqja poshtë ju ka vithisur,
Kur ju përbuzni gjithçka pambarim,
Kur edhe miqtë ju kanë braktisur
Kush thotë, "ai është fëmija im"?

Askush në botë s'ju do më shumë
Se prindi që ju ka sjellë në kët' jetë!
Ata për ju bëhen çadër edhe gunë,
Në stinë të nxehtë e në dimër-qamet!


No comments:

Post a Comment