Kaman
Myftari
Pres sa të dalë dimri,
E marsi të vijë,
Të çelë manushaqia,
Të të mbush gjinë.
Që t’i thith aromën,
Bashkë me nektarin,
Të dehem prej tyre,
Edhe të nxjerr mallin.
Pres të çelin sythat,
Vendi të blerojë,
Kumbulla e qershia,
Aromë të lëshojnë.
Të çelin bajamet,
Të çeli dhe ftoi,
Të të pres me lule,
Kur të vish tek kroi.
Shtambat plot me uje
Gjiret e lëshuar,
M’i jep ti pi pak,
Etjen për të shuar.
E pres karafilin,
Që të kuqëlojë,
Buzën ndezur flakë,
Të më përvëlojë.
Flokët gjer tek beli,
Si shelgu lotuar,
Të ti përkëdhel,
E me to të luaj.
Qiparizi pranë,
Seç ta ka sevdanë,
Bukuri të pavrarë,
Trupi yt ka marrë.
Nuk të mbaj gjatë,
Por vetëm një natë,
Mos më le të vuaj,
Eja mallin ta shuaj!
Të të marr në duar,
Të të puth me mall,
Të velem nga mjalti,
Në hojet e bardhë.
No comments:
Post a Comment