TË BASHKUAR NË
NJËQIND VJETORIN
E PAVARËSISË
Po afron, po vjen, ja mbërriti...
Pavarësia, prej Kosove po zbret malit,
Po ndjej trokun e kalit të Is Buletinit,
Ia shoh mjekrën e bardhë Ismaili Qemalit.
Aty rreth të mbledhur tok, Paria,
Pa cungime, fshehje e grisje.
Nga Berati, Dibra, Kosova dhe Çamëria.
Flamuri i Skënderbeut, në nisje.
Aty e shoh prapë kryelartë Lef Nosin,
Vrionët, Toptanët, Dematët, Begollin,
Gurakuqin, Mustafa Krujën dhe Qazim Kokoshin,
Frashërllinjtë, Ali Këlcyrën, Dom Nikoll Kaçorin...
Janë të gjithë nga mbarë Shqipëria.
Aty pranë dhe Matjanët, Riza Zogolli,
Nga Janina, Gjakova, Plava e Gucia
Kur shkundej e dridhej Stambolli.
Dhe ashtu do ngelen, bashkuar.
Së toku e bënë historinë.
Ylberi, shumëdritësh ndriçuar,
Shumëngjyrësh e shfaq bukurinë.
No comments:
Post a Comment