Friday, November 16, 2012

Alma Zenellari - MBAJE GJALLË FRYMËN TIME

 
 
Alma Zenellari

MBAJE GJALLË FRYMËN TIME

Ti më ikën largësive,
digjem unë brenda një loti.
Mbaje gjallë frymën time,
në më do, në je i zoti.

Në ndodht' që fryma të me iki,
në ndodht' që jetën të ma marrin,
mbi buzët e tua të me dalë shpirti,
mbi gjoksin të ma bëjn' varrin.
Ti më ikën largësive,
digjem unë brenda një loti.
Mbaje gjallë frymën time,
në më do, në je i zoti !...

No comments:

Post a Comment