Wednesday, November 7, 2012
Anila Themiu - SKAMJE E QYTETIT TIM
Anila Themiu
SKAMJE E QYTETIT TIM
Këpucët e tërheqin këmbët zvarrë,
gështenjat piqen me duar të zeza,
shikime kurioze njerëzish të marrë
dashuri që dashurohen në rrëza
Kafe pa kafeinë e orëve boshe,
misra të pjekur pa kohë fare,
në tym makinash bukuroshe,
tru pa tru, kokash ëndërrimtare.
Errësira fsheh pluhurin e ditës,
tymi thith oksigjenin e fundit.
Kënga gëzon vdekjen e lindjes,
peshorja e jetës lehtë lëkundet.
Ironi e lutjes së minares çan qiellin,
natën prek diellin e perënduar të besimit,
duart e shtrira, me pështyma lagen
mëshira shtrin krahët, ekuilibër i mendimit.
Zihen e mira me të keqen dhe llogararitin
kush do të fitojë në dyluftim
kujt shpirtin t’ia japin? dhe pse ?
kështu gjithçka shkon në peshim.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment