Venera Hoti
UNË JAM NJË PIKËZ VESE
Në një pikëz vese e tëra kthyer,
Mbushur me shije dhe lëvizje,
Te unë, i dashur, sot ti ngjyer,
Gjen mijra mrekulli dhe shtigje.
Nga rreze ëmbël e puthjes tënde,
Marr dhe ngjyra, marr edhe jetë.
Tretem me deshirë dhe me ëndje,
Pikë vese, mbi buzën tënde – fletë.
Bëhem balerinë dhe lehtë vallzoj,
Mbi drithërimën tënde, frymëmarjes.
Pafundësinë e ndjenjës e kërkoj,
Deri në çastin e fundit të tharjes…
Tretem e gëzuar, e brishtë, e mekur,
Deri në çastin e lumturis’ së fjetur !
No comments:
Post a Comment