Diamanta Zalta
UDHË...
Fëmijëria ime ,
Një grusht me karamele të ëmbla ,
Një molle e kuqe sheqeri,
Blere te karroca e xha Veselit,
Një gote qumësht me kajmak- shtrese,
Dhe një luge mjaltë, esëll në mëngjes .
Ditëve melankolike me shi,
Një çadër laramane me bisht te holle,
Dhurate për ditëlindje nga komshia balerine,
Kur shkoi për koncert ne Moske.
Mbi grykësen e zeze te atllaztë,
Një e bardhe, qendisur me krahë,
Per te ngjare si engjëll, mes engjëjsh,
... si ne perrallë.
Duarlidhur me Zumreten e bukur,
Nestreten gushë bardhe,
Ulur te trija ne te njejtën bangë,
Ne klasën e pare.
Ç'kujtim i rrallë!
Me vone ... mike me adoleshencën,
Një vrap naiv që konkuronte erën ,
Party me poezi, kënge italiane, Beatlles
Albano, Romina, Morandi.
Ekskursion i aprovuar me njëqind zore, nga babai
Për një natë ne Malin e Dajtit.
Ne mes te vapës, vrap pese - gjashte vetësh,
Pikërisht ne oren nje pa dhjetë,
Për të dëgjuar ne radio Celentanon,
Ne Hipareid .
Vije uji e kthjellet,
Mendim i flashket,
Kërcinj hollacakë, të mbuluar shijshëm,
Nga një minifund, dhe kuadratet.
... Pasuan vitet e rriturisë,
Kur përdore mbaja gjithësinë,
Një vogëlushe topolake e një bukurosh ,
Me mjaftonin te ndjehesha Perëndi .
... me udhe zemrën e mire,
E fytyre, lumturinë.
Por erdhi aq shpejt reja e mendimit ,
Erdhi... me vitet e mërgimit .
Trung i ashpër qe u ça nga dëbora,
U pakësuan te mirat, u pakësuan të bukurat,
U ngrinë ... tek perralla.
( Me humbi edhe Manda )
Rraskapitur kërkoja poezinë,
Por kish ' ikur e trembur prej meje,
Edhe ajo, e mire...
Ç'them kështu ?!
Fshehur e kisha,
... mbështjellë me mushkërinë.
Pranverë e këtij moti flinte,
Me një buzëqeshje nen shkarpa të thara ,
Mbështetur syrin gjelbërimit te një shelg,
Filluan te ringjallen sythevargjet e para .
Bërthamë!
Poezia gjeti muzën e saj!
Një bebetullumbace,
Me fustanin qendisur tek barku,
Me tha eja ... ne se rrugën ,
Kaq kohe ... e kishe te humbur ,
... unë jam shkaku.
I shkuli te gjitha rrënjët e frikës,
I dha fuqi dritës,
Decibel zërit,
Ngjyre ylberit,
Unë u bëra komete,
Muze e qiellit... ajo vete .
And, here i am !
Qenie e mërguar përhershmërisht në muze,
Poezi, metrike, tingull e rime,
Pike djerse ne balle, një varg i prapë ,
E ne shpirt ... një ujëvarë e bardhë...
Vrapoj ... vetëm vrapoj, e destinuar,
Dashurisë t’i kthehem shpirt kulluar,
E s'kam për ta ndalur kurrë ketë udhe,
Sepse, me duket... me shkon shume.
Jam mirë...
Në gjoksin tënd te ri,
Poezi,
Më je frymë, me je dashuri .
No comments:
Post a Comment