Friday, November 16, 2012

Pjetër Vukaj - LAMTUMIRË POLITIKË



Pjetër Vukaj

LAMTUMIRË POLITIKË

Politika...
Gjithmonë e pashpirt me poetët,
Si shtriga
Që i do të errëta netët.

Nga malet vjen çobani dhe rri në meting hell,
Çirret me sa zë i nxjerr zgueri,
Me flamurin e partisë mbeshtjellë
Ne shesh ngulet si shtize flamuri.

Vjen punëtori dalë nga thellësia e pusit.
Ka dhuruar shume gjak falas për mushkonjat,
Duke kërkuar pune, fjetur jashtë tek Pishat e Tuzit.
I stërkequr qe s`i buzëqeshin zonjushat as zonjat...

E ç’dua unë ku behet zhurme?
Kur flamuj kotësish nuk mbaj
Pse te bëhem, kur s’jam turme?
Dhe s`dua te jem produkt i saj...

Qe te mos me kape sida ne shpirt
Ika, ika ku jemi parë?
Lamtumire politike!
O prostitutë e palarë.....

No comments:

Post a Comment