Sunday, November 4, 2012

Dase Alili - PËRHITJE




Dase Alili


PËRHITJE

Përhitje e distancuar
Në shikim të acaruar,
Denjësisht u shpërbleve,

Ndjenjën në mëkat riktheve…

Autor leksikograf…
Autoritet në shkrim me laps…
Epsh mishi dhe gjaku si egërsirë
Thith viktimën në qelepirë…

Në huazim ndjenjën ke shkrirë,
Në damar t’trupit të pa kapërdirë
Nuhatja e erës derdh rrëketë
Në shtratin e jetëqenit të bëj dert.

Derman nga derti yt nuk ka,
Rri varur në çengel me sy në tra.
Një ditë litari në hollërinë shndërrohet,
Këputet dergjet dhe në fund plurohet…



No comments:

Post a Comment