Thursday, November 15, 2012

Violeta Freviento - PO TANGON ME KË TA KËRCEJ SONTE...?




Violeta Freviento

PO TANGON ME KË 
TA KËRCEJ SONTE...?'

Po tangon me ke ta kercej sonte,
i dashur,
ndoshta me vetmine..
po krahet rreth qafes , e di,
ne boshllekun tend do ngrine
me mungon ky kercim,
ne krahe te verteta lumturie,
me mungon e jotja peshperime
''me jep fryme dashurie''.

Do pres deri ne mesnate
kur akrepat duan te puthen,
do pres pa shprese gjer kur
hena e qielli mos duken,
ne mjegullen e nates,
nje siluete me ngjan me ty,
vrapoj shtegut pa drite,
heshtja ka ardhur
po me ha me sy.

Po tangon me ke ta kercej sonte?
po pres si e marrë,
here varem ballkonit,
here marre shtegun duke qare,
rruges syte nuk ia ndaj.
Me kot i jap dallge shpirtit tim,
kjo muzike me cmend pritjes sime,
dhembet m’i zgerdhin.

Tangoja po mbaron edhe durimi im…
me kot e enderroj ..
ka ikur larg ne nje rruge pakthim..
te mos me mendoj...
Trishtimi mbreteron... egoizi po…
lotet ne sy me rrine..
si nuk pash nje dite te bardhe…
vetem vuajta nga ky ngurrim.

No comments:

Post a Comment