Friday, November 16, 2012
Kostaq Mizaku - SHQIPËRIA
Kostaq Mizaku
SHQIPËRIA
Për djepe malet ku u linde
Por dhe ku mbijetove strehë
Tek ndiqje fluturim shqiponjat
Shpenzove gjithë ç’kishe tepër
Dhe e holluar brinjë më brinjë
Si fije peri krejt e mpakur
Si mund t’a ruaje tërësinë
Gjysmën e vetes të përgjakur ?
Ashtu e varfër e hutuar
Braktisur gjer në ulërimë
Në rrafshe e gryka krejt coptuar
Nuk ruajte veçse shqiptarinë
Për bujari se mbylle shpirtin
Për të e hapur porta mbet’
Kështu e prite Jesu Krishtin
Por dhe profetin Muhamet
Ju shtrove sofrën dhe shtëpinë
Si udhëtarë që rruga solli
Se s’ta cenuan shqiptarinë
Qofshin nga Roma a Anadolli.
Tani rreth gardhit të Evropës
Sillesh vërdallë, pret e sheh
Kurse hajdutët që të vodhën
Kërcejnë edhe bëjnë qejf.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment